<i>SD Maid 2/SE</i> është asistenti i besuar i Android tuaj, për ta mbajtur të pastër dhe të rregullt.

Askush nuk është i përsosur dhe as Android.

* Aplikacionet që keni hequr tashmë lënë diçka pas.
* Regjistrat, raportet e rrëzimit dhe skedarë të tjerë që nuk i dëshironi krijohen vazhdimisht.
* Ruajtja juaj po grumbullon skedarë dhe dosje që nuk i njehni.
* Fotografi të dyfishta në galerinë tuaj.

Le të mos vazhdojmë këtu… Le t'ju ndihmojë SD Maid 2/SE!

SD Maid 2/SE është një aplikacion dhe menaxher skedarësh që di cilat aplikacione kanë krijuar skedarë në pajisjen tuaj. Krahason skedarët me aplikacionet e instaluara për t'ju ndihmuar të lironi hapësirën e ruajtjes në mënyrë të sigurt.

✨ Pastroni pas çinstalimit të aplikacioneve

Nëse aplikacionet krijojnë skedarë jashtë dosjeve të tyre të caktuara, skedarët mund të mbëten edhe pas çinstalimit të aplikacioneve. Mjeti "CorpseFinder" gjen mbëtjet e aplikacioneve, ju tregon cilit aplikacion i përkisnin dhe ju ndihmon t'i fshini ato.

🔍 Kërkoni në pajisjen tuaj në mënyrë inteligjente

Filtroni për dosje bosh, skedarë të përkohshëm, aplikacione tashmë të instaluara dhe më shumë. Ju mund të krijoni madje edhe kriteret tuaja të kërkimit. Mjeti "SystemCleaner" kërkon dhe fshin automatikisht skedarët bazuar në kritere të ndryshme.

🧹 Fshini skedarë të panevojshmë dhe cache-t e fshehura

Miniatura, koshi i plehrave, cache-t offline dhe më shumë: Nëse aplikacionet nuk pastrojnë pas vetes, kjo aplikacion do ta bëjë. Mjeti "AppCleaner" gjen aplikacione me skedarë të panevojshmë.

📦 Menaxhoni të gjitha aplikacionet tuaja

Merrni një listë gjithëpërfshirëse të të gjitha aplikacioneve të instaluara në pajisjen tuaj. I aktivizuar, i çaktivizuar, aplikacion i përdoruesit ose i sistemit: asnjë aplikacion nuk mund të fshihet prej jush. Vegla "AppControl" është një menaxher aplikacioni që ju lejon të kërkoni, renditni dhe kontrolloni aplikacionet tuaja.

📊 Çfarë po përdor gjithë hapësirën tuaj

Menaxhimi i hapësirës ruajtëse mund të jetë kompleks me aplikacionet, mediat, sistemin dhe skedarët e tjerë në hapësirën ruajtëse të pajisjes, kartat SD dhe pajisjet USB. "StorageAnalyzer" është një menaxher skedarësh që shfaq si përdoret hapësira në pajisjen tuaj, duke thjeshtuar menaxhimin e ruajtjes.

📷 Gjeni të dhëna të dyfishta

Shkarkime të dyfishta, foto të dërguara nëpërmjet mediave sociale ose thjesht foto të ngjashme të të njëjtit skenë: Me kalimin e kohës kopjet mund të grumbullohen. Mjeti "Deduplicator" gjen skedarë që janë saktësisht të njëjtë ose të ngjashmë dhe ju ndihmon të fshini kopjet shtesë.

👆 Rregulloni me një rrëshqitje

Zgjidhni një dosje dhe kaloni nëpër skedarë një nga një me rrëshqitje të thjeshta për të mbajtur, fshirë ose kaluar. Mjeti "Swiper" ju lejon të rishikoni të gjitha vendimet para se të fshihet ndonjë gjë, dhe mund të ruani një sesion për të vazhduar më vonë.

🗄️ Kurseni hapësirë pa fshirë fotot

Fotot mund të zënë shumë hapësirë ruajtëse, por jo gjithmonë dëshironi t'i hiqni ato. Mjeti "Media Squeeze" kompresion imazhet tuaja me cilësime të rregullueshme të cilësisë për të liruar hapësirë duke mbajtur fotografitë tuaja.

Kjo aplikacion nuk ka reklama. Disa funksione kërkojnë një azhurnim me pagesë.

SD Maid 2/SE është pasardhësi i SD Maid 1/Legacy.
I optimizuar për versionet më të reja të Android dhe i fokusuar në pastrimin.

Kjo aplikacion ka veçori opsionale që shfrytëzojnë API-n AccessibilityService për të automatizuar veprimet e mërzitshme.
Duke përdorur API-n AccessibilityService, kjo aplikacion mund të klikojë butonat për ju për të kryer operacione në shumë aplikacione, p.sh. fshirja e cache-ve.
Kjo aplikacion nuk e përdor API-n AccessibilityService për të mbledhur informacione.

SD Maid 2/SE është një Menaxher Skedarësh & Aplikacion Pastrues.